Vizita e Dendias në Tiranë, Preç Zogaj: Ftohje mes dy vendeve vitet e fundit
Në emisionin “Trialog”, analisti Preç Zogaj ka vënë në dukje ndryshimin e dukshëm të klimës në marrëdhëniet shqiptaro-greke. “Mos harrojmë se para pak vitesh, edhe kolegët ndoshta e kujtojnë, kur vinte një ministër këtu – qoftë i Mbrojtjes, qoftë i Jashtëm grek – dyndeshin reporterët, bëheshin protesta. Bile duket se ka pothuajse një eklips mediatik kur vjen Dendias apo edhe të tjerë përfaqësues qeveritarë”, u shpreh Zogaj. Sipas tij, ky qetësi relative pasqyron një ftohje reale të marrëdhënieve mes dy vendeve në vitet e fundit. “E dyta ka të bëjë me një lloj ftohjeje që kanë njohur realisht marrëdhëniet mes dy vendeve këto vitet e fundit, qoftë për shkak të fenomenit ‘Beleri’, po e quaj që u bë një mollë sherri pa justifikuar, mendoj unë,...
Burimi:
javanews.al