“Vini këtu me gënjeshtra që ju kanë bllokuar trurin”, Rama përplaset me gazetaren rumune për Zvërnecin: Po thoni diçka që nuk e kam thënë kurrë

“Vini këtu me gënjeshtra që ju kanë bllokuar trurin”, Rama përplaset me gazetaren rumune për Zvërnecin: Po thoni diçka që nuk e kam thënë kurrë

Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar sot, më 9 qershor, një konferencë për shtyp me gazetarët e mediave prestigjioze të Bashkimit Evropian, ku u ndal gjerësisht te projekti për Zvërnecin dhe protestat që po zhvillohen për këtë çështje. Gjatë konferencës, Rama debatoi me një gazetare nga Rumania pikërisht për projektin e Zvërnecit. Gazetarja insistonte që Rama në fillim të fjalimit të tij kishte përmendur anulimin e projektit, por kryeministri e mohoi të kishte thënë atë gjë. Rama madje kërkoi edhe të shikonte regjistrimet e kamerave për ti provuar gazetares që nuk kishte përmendur anulimin e projektit. Rama: Një njeri që nuk ka hiç informacion për çështjen thotë ka projekt. Po ku është projekti? Nuk kemi dy projekte, kemi dy vend zhvillimi. Jo sepse fjalët sot janë të...