Vijon marshimi i protestuesve në Tiranë, merr mbështetje nga qytetarët, boritë e makinave shoqërojnë protestën

Vijon marshimi i protestuesve në Tiranë, merr mbështetje nga qytetarët, boritë e makinave shoqërojnë protestën

Revolta qytetare në rrugët e Tiranës po merr një dimension të ri gjatë marshimit që po zhvillohet në akset kryesore të kryeqytetit. Pasi kaluan pranë institucioneve shtetërore, duke kërkuar arrestime dhe dorëheqje, protestuesit kanë gjetur mbështetje edhe nga drejtuesit e mjeteve. Shumë automjete të bllokuara në trafik ose që kalojnë pranë marshimit janë solidarizuar me protestuesit duke rënë borive në shenjë mbështetjeje. Kjo atmosferë është shoqëruar me brohoritje nga pjesëmarrësit, të cilët u kanë bërë thirrje edhe qytetarëve që ndjekin protestën nga lokalet përgjatë rrugëve. Në kor, protestuesit kanë ftuar pjesën tjetër të shoqërisë t’i bashkohet lëvizjes, me thirrjen: “Bashkohuni me ne! Çohuni nga kafja!”.