VIDEOLAJM / “O Bylykbash, o të… !”, protestuesit fyejnë me fjalë banale deputetët e PD

VIDEOLAJM / “O Bylykbash, o të… !”, protestuesit fyejnë me fjalë banale deputetët e PD

Tensionet para Parlamentit nuk janë drejtuar vetëm ndaj mazhorancës, por kanë përfshirë edhe përfaqësuesit e opozitës. Në një moment tjetër të tubimit, në ambientet jashtë Kuvendit kanë mbërritur disa deputetë të Partisë Demokratike. Sapo janë parë nga turma, protestuesit e irrituar kanë shpërthyer në thirrje dhe koret e tyre kanë marrë një tjetër kah. “Opozitë e shitur!”, kanë qenë thirrjet që kanë jehuar në drejtim të deputetëve demokratikë, duke dëshmuar se revolta qytetare tashmë është e pozicionuar kundër të gjithë klasës politike tradicionale. Ndërkohë nuk kanë munguar as sharjet banale në adresë të Oerd Bylykbashit dhe Xhelal Mziut. Ndiqni videon: