VIDEO / Thirrjet për bojkot bien në vesh të shurdhër, mijëra fansa në koncertin e Kanye West

VIDEO / Thirrjet për bojkot bien në vesh të shurdhër, mijëra fansa në koncertin e Kanye West

Protesta kombëtare, në ditën e 42 të tubimit qytetar kundër establishmentit politik dhe dorëheqjes së qeverisë, u mbajt për të treguar një forcë shifrash, në të njëjtën ditë që në Tiranë mbahej koncerti i reperit të mirënjohur amerikane Kanye West. Organizatorët kishin ditë që bënin thirrje për të bojkotuar koncertin, për organizimin e të cilit akuzonin edhe qeverinë pse investoi 4 milionë euro, për të garantuar zhvillimin e tij. Por thirrja për bojkot dhe grumbullimi në një protestë kombëtare, që në raste të mëparshme është reflektuar me pjesëmarrje të lartë, dështoi. Paralelisht, jo shumë larg, në kilometrin e parë të autostradës Tiranë-Durrës, mijëra të rinj, shqiptarë e të huaj, marshuan jo për protestë, por për t’iu bashkuar shfaqjes së këngëtarit amerikan në “Eagle Stadium”. Larg...