VIDEO/ “Territorialja” ndez debat mes Kujtim Cakranit dhe Idajet Beqirit: Pa Cakran nuk ka Fier, pa Cakran nuk ka Mallakastër

VIDEO/ “Territorialja” ndez debat mes Kujtim Cakranit dhe Idajet Beqirit: Pa Cakran nuk ka Fier, pa Cakran nuk ka Mallakastër

Gjatë dëgjesës në Komisionin për Reformën Territoriale, avokatët Kujtim Cakrani dhe Idajet Beqiri janë përfshirë në një debat mbi përkatësinë administrative dhe historike të Cakranit, nëse ai duhet të lidhet me Fierin apo me Mallakastrën. Kujtim Cakrani, i njohur edhe si avokati i ish-Presidentit Ilir Meta, mbrojti me tone të forta idenë se Cakrani nuk mund të trajtohet thjesht si një njësi administrative, por si një zonë me identitet të veçantë historik, ekonomik dhe kombëtar. “Duhet të kuptoni diçka. Pa Cakran nuk ka Fier. Pa Cakran nuk ka Mallakastër. Cakrani është identitet”, tha ai gjatë fjalës së tij. Ai theksoi se reforma territoriale nuk mund të bëhet vetëm mbi bazën e llogarive administrative apo elektorale, por duhet të marrë parasysh historinë, gjeografinë dhe burimet ekonomike...