VIDEO – Situata me furnizimin me ujë të pijshëm në Shkodër, reagon deputeti i PD- së Kliti Hoti…
Të nderuar qytetarë të Shkodrës,Të nderuar përfaqësues të medias,Në këto ditë të nxehta të korrikut, kur temperaturat po arrijnë maja ekstreme dhe uji i pijshëm është jo thjesht një e drejtë elementare, por një kusht mbijetese, mijëra familje shkodrane po përjetojnë një makth të vërtetë. Prej dy ditësh, qytetarët kanë mbetur pa pikë uji në çezma, ndërsa në ato pak zona ku furnizimi është rikthyer, nga rubinetat rrjedh një ujë i turbullt, i ndotur dhe plotësisht i papërdorshëm, që rrezikon drejtpërdrejt shëndetin e tyre.Kjo është një skenë e turpshme për qytetin tonë. Shkodra, rajoni më i pasur në të gjithë Shqipërinë me burime ujore, po vuajtur për ujë të pijshëm si të ishte në mes të shkretëtirës! E gjithë kjo dëshmon paaftësinë ulëritëse, neglizhencën dhe...
Burimi:
sarandanews.com