VIDEO / Rama reagon pas ngjarjes në Zvërnec: Do të isha njësoj i revoltuar si qytetarët
Kreu i qeverisë, Edi Rama, ka dalë këtë të hënë, 1 qershor, lidhur me ngjarjen e Zvërnecit, ku punonjësi i një shoqërie private të sigurisë së kantierit ku po protestohej, goditi me grusht njërin prej protestuesve. Rama u shpreh se kupton revoltën e qytetarëve lidhur me ngjarjen, teksa shtoi se dhe ai ndoshta do të vepronte njësoj si ata duke ngritur zërin kundër padrejtësive, e ndoshta dhe më keq. “Për të gjithë ata që janë revoltuar e rreshtuar kundër meje pasi panë aktin e neveritshëm të tërheqjes zvarrë të një prej protestuesve në Zvërnec. Ju kuptoj shumë mirë, madje ju siguroj se në vendin tuaj po njësoj do revoltohesha e do rreshtohesha kundër qeverisë e ministrive. Do më dukej e tmerrshme që disa roje private...
Burimi:
javanews.al