VIDEO / Rama ndan pamje piktoreske nga Pogradeci, pushues të shumtë mbushin brigjet e liqenit

VIDEO / Rama ndan pamje piktoreske nga Pogradeci, pushues të shumtë mbushin brigjet e liqenit

Kryeministri Edi Rama ka ndarë një video nga Pogradecit, ku sfondi piktoresk i qytetit buzë liqenit shfaqet i mbushur me pushues të shumtë që kanë zgjedhur këtë destinacion për fundjavën e tyre verore. Pamjet e publikuara tregojnë atmosferën gjallëruese të qytetit turistik, ndërsa Rama ka shoqëruar videon me një urim për qytetarët, “Me këtë kartolinë verore nga Pogradeci, ju uroj një të diel të paqtë.” Pogradeci është një atraksion i përhershëm turistik, i njohur për hijeshinë e liqenit, natyrën e pasur, kulturën, historinë dhe kulinarinë e veçantë. Në çdo stinë të vitit, qyteti tërheq vizitorë vendas e të huaj, ndërsa gjatë verës numri i pushuesve rritet ndjeshëm, duke e kthyer Pogradecin në një nga destinacionet më të frekuentuara të Shqipërisë. Në vitet e fundit, qeveria ka...