VIDEO/ Qytetari: SPAK-u është kamuflazhi dhe rrufepritësja e bandës kriminale me emrin Rilindje

VIDEO/ Qytetari: SPAK-u është kamuflazhi dhe rrufepritësja e bandës kriminale me emrin Rilindje

Protesta e 56-të para Kryeministrisë u shoqërua edhe me kritika të forta ndaj Strukturës së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK). Një nga qytetarët që mori fjalën nga podiumi deklaroi se SPAK-u, sipas tij, nuk po vepron ndaj korrupsionit në qeveri, duke e cilësuar institucionin si ‘kamuflazhin dhe rrufepritësen e bandës kriminale me emrin Rilindje’. Gjatë fjalës së tij, protestuesi iu drejtua edhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës, duke kërkuar, sipas tij, një qasje tjetër ndaj situatës në Shqipëri. Protestuesi pretendoi se në SPAK ndodhen prova të mjaftueshme për çështje korrupsioni, por, sipas tij, ato nuk po hetohen. ‘Mirëmbrëma o yje të netëve të gjata. Dëgjova para pak minutash që foli një heroinë nga qyteti i bregdetarit të Durrësit. A e dini çfarë...