VIDEO/ Nuri: Ka indicie për hetimin pastrimit të parave, ‘Albanian Files’ është një minierë provash
Juristi Franc Nuri, i ftuar në emisionin ‘Task Force’ me Sonila Meçon në SYRI TV, deklaroi se publikimi i ‘Albanian Files’ ngre indicie serioze për hetime ndaj kryeministrit Edi Rama, qeverisë shqiptare dhe çdo zyrtari që, sipas tij, mund të ketë miratuar ligje të hartuara me porosi për interesa të caktuara. Duke bërë një krahasim me çështjen e ish-ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri, Nuri tha se edhe në rastin e ‘Albanian Files’ ekzistojnë elementë që, sipas tij, duhet të çojnë në nisjen e hetimeve. Sipas tij, në rastin e dosjes ‘Albanian Files’ ka vend për hetime ndaj drejtuesve të qeverisë dhe deputetëve që mund të kenë votuar ligje të hartuara për projekte të caktuara. Nuri u ndal edhe te përmbajtja e ‘Albanian Files’, duke thënë...
Burimi:
syri.net