VIDEO-‘Nuk ka presion real nga jashtë’/ Tomorri: Qeveria nuk reagon ndaj raporteve të Bashkimit Evropian

VIDEO-‘Nuk ka presion real nga jashtë’/ Tomorri: Qeveria nuk reagon ndaj raporteve të Bashkimit Evropian

Gazetari ekonomik Klodian Tomorri, i ftuar në emisionin ‘Task Force’ me Sonila Meçon në SYRI TV, ka komentuar ndikimin e raporteve të Bashkimit Evropian mbi situatën politike në Shqipëri dhe efektin e tyre në qeverisje. Tomorri u shpreh se shqiptarët nuk kanë nevojë për raporte ndërkombëtare për të kuptuar situatën në vend, duke theksuar se ‘veprat kanë më shumë vlerë se fjalët’ dhe se, sipas tij, realiteti politik është i njohur tashmë nga qytetarët. Ai argumentoi se Bashkimi Evropian nuk ka aplikuar ndaj Shqipërisë masa të forta politike apo ekonomike, siç ka ndodhur në raste të tjera në rajon, duke përmendur Hungarinë si shembull krahasues. Sipas Tomorrit, BE-ja ka qenë më e butë në qasjen ndaj Shqipërisë, pavarësisht problematikave që ai i cilëson serioze në...