VIDEO / ‘Merrni nënat e veshura me të zeza të Gërdecit dhe..’, Luca i përgjigjet Berishës dhe Garos: O gopsha…

VIDEO / ‘Merrni nënat e veshura me të zeza të Gërdecit dhe..’, Luca i përgjigjet Berishës dhe Garos: O gopsha…

Zëdhënësja e Sali Berishës, Floriana Garo, doli dje në një konferencë për shtyp ku bëri me dije se do të padisin biznesmenin Gjergj Luca. Sipas tyre, padia do të ngrihet pasi Luca ka publikuar një video me një fëmijë të mitur që, sipas pretendimeve të tyre, “punonte” në kompaninë e tij. Pas kësaj deklarate ka reaguar edhe biznesmeni Gjergj Luca, i cili është shprehur: “Po, unë jam gati! Në gjykatë do të sjell videon me fëmijët e punës, do të sjell fëmijët e punës, prindërit, mësuesit dhe shokët e tyre. Po ju, a i sillni dot në gjykatë fëmijët e Gërdecit? Jo! Nuk mundeni t’i sillni, sepse ata ju i larguat nga kjo botë!”, shprehet Luca.