VIDEO/ Mediu: Shqipëria nuk funksionon më si republikë parlamentare kushtetuese
Kryetari i Partisë Republikane, Fatmir Mediu, i ftuar në emisionin “Edicioni i Pasdites” në SYRI TV, deklaroi se Shqipëria nuk funksionon më si një republikë parlamentare kushtetuese, duke ngritur shqetësime për mënyrën e funksionimit të institucioneve dhe procesit demokratik në vend. Gjatë bisedës me moderatoren Eneida Ndoci, Mediu u shpreh se, parlamenti ka degjeneruar si në përbërje ashtu edhe në funksionim, ndërsa vendimmarrja për çështje të rëndësishme shtetërore dhe të sigurisë është përqendruar në duart e një individi të vetëm. Ai theksoi se institucionet kryesore, si Presidenti apo Këshilli i Sigurisë Kombëtare, janë zbehur në rol, duke krijuar një boshllëk institucional. ‘Unë besoj që biem dakord të gjithë, pavarësisht nga krahët politikë që kemi, që ne nuk kemi më një Republikë Parlamentare Kushtetuese. Kjo jo...
Burimi:
syri.net