VIDEO/ Mbyllet seanca plenare! Protestuesit qëllojnë makinat e deputetëve me vezë
Sapo deputetët kanë lënë ambientet e Kuvendit në përfundim të seancës plenare, protestuesit e mbetur kanë qëlluar me vezë makinat e ligjvënësve. Përplasja ndodhi përballë qendrës tregtare Toptani dhe menjëherë nisën shoqërimet nga policia. Kujtojmë se në datën 30 Korrik do të ketë një tjetër seancë plenare, dhe ndryshe nga sa ishte menduar më parë seanca e sotme nuk është e fundit.
Burimi:
javanews.al