VIDEO / Kuvendarët e protestës nxjerrin me dhunë nga salla ish-deputetin: Do të çoj në Polici…
Është mbajtur sot për herë të parë Kuvendi Kombëtar Qytetar, ku morën pjesë një numër protestuesish dhe përfaqësuesish. Mbledhja nuk ka kaluar pa debate, pasi disa prej të pranishmëve kanë kundërshtuar mënyrën e organizimit, duke pretenduar se nuk po përfaqësohen të gjithë protestuesit, por vetëm një grup i kufizuar personash. Një moment tensioni është regjistruar edhe me ish-deputetin e PD, Selami Jenisheri. Nga pamjet e siguruara, Jenisheri hyri në sallë dhe u ul në rreshtat e parë, në zonën ku ishin vendosur organizatorët e aktivitetit. Prania e tij në këtë pjesë të sallës solli reagimin e organizatorëve, të cilët kërkuan ndërhyrjen e rojeve të sigurisë. Më pas, ish-deputeti u shoqërua jashtë sallës nga efektivët e sigurisë. Megjithatë, situata u qetësua brenda pak minutash dhe Jenisheri...
Burimi:
javanews.al