VIDEO/ Kryemadhi: Në telefonin e sekuestruar nga SPAK nuk ka biseda me Adrian Shatkun, por me Edi Ramën
Monika Kryemadhi ka lëshuar akuza të forta ndaj SPAK dhe kreut të tij, Altin Dumani, duke deklaruar se hetimi ndaj saj është ndërtuar mbi një telefon të sekuestruar në kundërshtim me ligjin, ndërsa ka ngritur edhe pikëpyetje të forta për mosveprimin e prokurorisë ndaj kryeministrit Edi Rama. Pas seancës gjyqësore, Kryemadhi bëri të ditur se ka kërkuar shpalljen të pavlefshme të sekuestrimit të telefonit të saj, duke argumentuar se ekzistojnë dy vendime gjyqësore, të dhjetorit 2023 dhe janarit 2024, ku SPAK ka pretenduar se telefoni nuk ishte në pronësi të saj. ‘Me vendimin nr. 481, datë 17 dhjetor 2023, gjykata pranoi pretendimin e SPAK se telefoni nuk ishte i imi. Por në të njëjtën kohë prokuroria e kishte ekspertuar dhe kishte dalë në përfundimin se...
Burimi:
syri.net