VIDEO/ ‘Kina 25 mld USD investime në Ballkan’, Demiraj: Investimet maskohen me emra fals
Eksperti i sigurisë Dritan Demiraj, i ftuar në emisionin Ora 19 me moderatoren Armela Ferko, ka folur për zhvillimet gjeopolitike në Ballkanin Perëndimor dhe ndikimin e fuqive të mëdha në rajon. Demiraj theksoi se Ballkani Perëndimor ndodhet në një moment të ndërlikuar gjeopolitik, të ndikuar nga konflikte ndërkombëtare, përfshirë luftën në Ukrainë, tensionet në Lindjen e Mesme dhe situatën e sigurisë në disa rajone strategjike si ngushticat detare të Babel-Mandebit dhe Hormuzit. Sipas tij, në këtë kontekst, rajoni po përballet me një rritje të ndjeshme të ndikimit ekonomik dhe strategjik të Kinës, e cila, sipas vlerësimeve të tij, ka investuar mbi 20–25 miliardë dollarë në Ballkan. Ai përmendi veçanërisht kontrollin dhe zhvillimin e portit të Pireut si një pikë kyçe për zgjerimin e ndikimit kinez...
Burimi:
syri.net