VIDEO / ‘Kanë patur rol përcaktues për ne’/ Berisha uron 250-vjetorin: Zoti e bekoftë SHBA-në, kombin dhe flamurin e tyre krenar!
Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha me anë të një mesazhi në Facebook shkruan se, sot festohet 250 vjetori i pavarësisë së SHBA-së. Sipas Berishës, kjo datë është një ngjarje e madhe për mbarë njerëzimin liridashës. Mesazhi i kreut të PD, Sali Berisha: Të dashur miq, sot kombi i madh amerikan feston 250-vjetorin e Pavarësisë së vendit të tij. Amerikanët e festojnë këtë 250-vjetor më të lirë, më të begatë dhe më të sigurt, por edhe me një lavdi e krenari si asnjë komb tjetër. Përgjatë këtyre 250 viteve, kombi i lirë amerikan, me gjeninë e tij krijuese, e shndërroi vendin e vet nga një ish-koloni e Mbretërisë së Bashkuar në vendin dhe kombin lider të njerëzimit në politikë, siguri, ekonomi, shkencë, arsim, shëndetësi, teknologji...
Burimi:
syri.net