VIDEO/ Ilir Meta lë sërish qelinë për të pritur ngushëllimet për ndarjen nga jeta të të atit
Ish-presidenti Ilir Meta ka lënë sërish sot qelinë, për të dytën ditë, pas ndarjes nga jeta të babait të tij. Meta ka mbërritur në ambientet ku do të mbahen pritjet për ngushëllime, ku ka leje për të qëndruar 12 orë. Ai është i shoqëruar nga policia, nën masa të rrepta sigurie. Rexhep Meta, babai i Ilir Metës, u nda nga jeta në moshën 83-vjeçare.
Burimi:
javanews.al