VIDEO/ I bëri thirrje administratës që t’i bashkohet tubimit, protestueses ia ndërpresin fjalën
Protesta e 22-të para Kryeministrisë për ‘Zvërnecin’ ka patur edhe momente tensioni mes të pranishmëve. Gjatë kohës që një e re po fliste, i është hequr mikrofoni në momentin kur u bëri thirrje punonjësve të administratës që t’i bashkoheshin tubimit. Në pamje duket se pas kësaj thirrjeje asaj i hiqet mikrofoni, duke krijuar një moment të sikletshëm në skenën e protestës.
Burimi:
javanews.al