VIDEO/ Gjokutaj: Vendimi i gjykatës ishte ‘skaner’ për aktet e SPAK, dosja ndaj Irena Gjokës skandaloze

VIDEO/ Gjokutaj: Vendimi i gjykatës ishte ‘skaner’ për aktet e SPAK, dosja ndaj Irena Gjokës skandaloze

Avokati Genc Gjokutaj, i ftuar në emisionin ‘Task Force’ me gazetaren Sonila Meço në SYRI TV, komentoi vendimin e sotëm të gjykatës lidhur me çështjen ndaj gjyqtares Irena Gjoka. Sipas tij, hetimi i SPAK ishte skandaloz, i paplotë dhe problematik. Sipas Gjokutajt, vendimi i sotëm i gjykatës përbënte një ‘skaner’ të materialeve të paraqitura nga SPAK, duke ngritur dyshime serioze mbi vlefshmërinë e tyre procedurale. Ai ngriti akuza edhe për mënyrën e administrimit të dosjes, duke deklaruar se në dokumentacion ndodhej një procesverbal i pyetjes së Irena Gjokës, i firmosur prej saj si deklaruese, por jo nga oficerët procedues. Sipas avokatit, ky dokument fillimisht nuk ishte përfshirë në materialet e dorëzuara mbrojtjes, por avokatët kishin marrë informacion për ekzuistencën e tij dhe e kishin kërkuar...