VIDEO/ Gjokutaj: Check-up-i, etaloni i vjedhjes qeveritare, korrupsioni prek nivele të frikshme

VIDEO/ Gjokutaj: Check-up-i, etaloni i vjedhjes qeveritare, korrupsioni prek nivele të frikshme

Skema e koncesionit të check-up-it po konsiderohet si një nga aferat më të rënda financiare të viteve të fundit, ku miliona euro nga fondet publike dyshohet se janë përdorur për investime në sektorin e ndërtimit dhe skema të mundshme të pastrimit të parave. Sipas të dhënave të publikuara nga emisioni investigativ “Plug”, kompania e biznesmenes Vilma Nushi rezulton e përfshirë në financimin e kullës së ndërtuar nga familja e biznesmenit Ervin Mata, përmes një transaksioni që kap vlerën minimale prej 1.1 milion eurosh. Sipas investigimit, pagesa është kryer një vit përpara se objekti të pajisej me leje ndërtimi. I ftuar në emisionin “KAFE SHQETO” në SYRI TV, avokati Genc Gjokutaj e cilësoi çështjen e check-up-it si “modelin më tipik të vjedhjes së kësaj qeverie”, duke...