VIDEO / “Do t’i bien të tëra puplat false”, Rama publikon deklaratën e Dritan Goxhajt në protestë

VIDEO / “Do t’i bien të tëra puplat false”, Rama publikon deklaratën e Dritan Goxhajt në protestë

Kryeministri Edi Rama reagoi pasi Dritan Goxhaj lexoi 5 kërkesat kryesore të grupit organizator të protestës, ku kërkesa kryesore dhe e panegociueshme ishte dorëheqja e kryeministrit. Përmes një postimi në faqen e vet në Facebook, Rama e lidh Goxhajn me Iranin ndërsa përsërit atë që ka thënë më herët se të vetmit të fituar nga kjo protestë janë qeveria dhe Partia Socialiste. “Si thoshin derrat e knaqun migjenianë të segmentit “intelektual” të protestës, nuk ka lidhje Irani ëëë….?¿ Mos harroni çfarë ju kam thënë qysh në fillim: Dy fitimtarë do dalin kur kësaj proteste t’i bien të tëra puplat fallco të flamingove, Partia Socialiste që do të bëhet më e fortë dhe qeverisja jonë që do të përmirësohet shumë ndjeshëm”, shkroi Rama në Facebook.