VIDEO/ Cani: ‘Paketa e Maleve’ po shpronëson njerëzit, rrezik për konflikte sociale dhe përplasjesh pronësie
Eksperti Hasan Cani, i ftuar në emisionin ‘Ora 19’ me moderatorin Edvin Parruca në SYRI TV, ka ngritur shqetësime për ‘Paketën e Maleve’, duke deklaruar se kjo nismë mund të sjellë konflikte të rënda sociale dhe juridike për shkak të çështjeve të pazgjidhura të pronësisë. Sipas Canit, procesi i boshatisjes së zonave malore ka krijuar terrenin për ndërhyrje të reja mbi pronat, ndërsa theksoi se duhet të rikthehet vëmendja te dokumentet historike të pronësisë. Eksperti sqaroi se ligji 7501 lidhet vetëm me tokën bujqësore dhe nuk mund të përdoret për pasuritë e tjera si malet, pyjet apo kullotat. Sipas tij, në zonat malore ka ekzistuar historikisht një ndarje e qartë mes pronës private, pronës shtetërore dhe merave të fshatit, të cilat kanë qenë prona të...
Burimi:
syri.net