VIDEO/ Alizoti: Protesta i ka marrë Ramës armën më të fortë, mesazhin politik. Qeveria është delegjitimuar

VIDEO/ Alizoti: Protesta i ka marrë Ramës armën më të fortë, mesazhin politik. Qeveria është delegjitimuar

Deputeti i Partisë Demokratike, Tomorr Alizoti, deklaroi se protesta opozitare ka arritur të ndryshojë raportin e forcës në komunikimin politik, duke i hequr, sipas tij, kryeministrit Edi Rama instrumentin kryesor të pushtetit. I ftuar në edicionin ‘Ora 19’ në SYRI TV, me moderatoren Armela Ferko, Alizoti tha se arroganca e Ramës është shfaqje e frikës së tij, pasi nuk pranon se qytetarët nuk e mbështesin më. Alizoti iu referua sociologut gjerman Niklas Luhmann, duke theksuar se pushteti i vërtetë buron nga kontrolli i komunikimit. Sipas Alizotit, ky është suksesi më i madh i lëvizjes opozitare. Deputeti demokrat bëri edhe një krahasim me periudhën e rënies së komunizmit në Shqipëri, duke argumentuar se regjimet bien kur propaganda e tyre nuk funksionon më. Ai akuzoi qeverinë se...