VIDEO/ ‘A ka shqiptarë taborrin tuaj’, policia i sulet dhe i gris një gruaje pankartën kundër Edi Ramës
Një incident i rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në bulevardin ‘Dëshmorët e Kombit’. Policia e pushtetit, ka sulmuar dhe i ka marrë pankartën nga dora një gruaje, vetëm e vetëm se ajo ishte duke ecur në zonën ku Edi Rama po bën antimitingun e tij. Disa policë i janë sulmuar gruas që kishte me vete dhe një fëmijë. në zonën tek presidenca dhe pasi i kanë marrë pankartën. Në të shkruhej se, ‘Këtu është tokë Ilirjane, unë jam shqiptar me besë’ dhe ‘A ka shqiptarë taborrin tuaj’.
Burimi:
syri.net