Vezët trembin maxhorancën/ Zbardhen bisedat, deputetët socialistë kërkuan ndërhyrjen e policisë ndaj protestuesve
Ndërhyrja e dhunshme e policisë ndaj protestuesve u kërkua nga deputetët e Partisë Socialiste. Kapitali publikon bisedat e deputetëve socialistë, të cilat çuan në ndërhyjen e policisë dhe ndalimin e 6 protestuesve, një veprim i cili shkaktoi edhe habi, pasi për 30 ditë me radhë qeveria e kishte mbajtur policinë larg konfrontimit me protestuesit. Fillimisht ka qenë Taulant Balla, i cili ka udhëzuar deputetët si të shpëtojnë nga vezët e protestuesve. Si një komandant toge në kohërat e zborit të Enver Hoxhës, zoti Balla orienton deputetët, që të kryejnë manovra shmangieje për t’u shpëtuar vezëve. “Vëmendje. Nga krahu i Toptanit ka protestues me vezë. Hajdeni nga krahu i Xhamisë,” u ka shkruar kreu i grupit Parlamentar, deputetëve socialistë. Por ndonëse në hyrje deputetët e Ramës arritën...
Burimi:
sot.com.al