“Vetëm me iranianët ka lidhje, jo me UÇK-në”, ministri Nufi i përgjigjet Goxhajt
Ministri i Mbrojtjes, Ermal Nufi, ka reaguar ashpër pas deklaratave të bëra nga Dritan Goxhaj gjatë protestës së zhvilluar në Tiranë, ku u prezantua si ish-luftëtar i UÇK-së. Përmes një reagimi publik, ministri Nufi shprehet se, “Sa e lehtë është të mbështesësh luftën nga divani dhe të refuzosh të shkosh me shokët në fushëbetejë, njejtë si sot të marrësh “pëlqime” nga sheshi i një proteste, e cila nuk dihet nga ata që e përkrahin as se kush e drejton apo çfarë realisht kërkon të arrijë! Nuk ka turp më të madh se sa të hidhet baltë mbi gjakun dhe flamurin e UÇK-së – luftës më të lavdishme të popullit shqiptar për liri në trojet e veta duke e lidhur atë me sharlatanë që guxojnë të...
Burimi:
javanews.al