“Venecia” miraton “financimin e partive”, ekspertët e komisionit kërkojnë forcimin e kontrolleve për paratë
Komisioni i Venecias miratoi opinionin mbi projekt-ligjin për Financimin e Partive Politike. Dokumenti prej 38 faqesh përmban një analizë të detajuar për të gjitha nenet e këtij projektligji. Ekspertët vlerësojnë draftin por kanë bërë vërejtje për shumicën e neneve duke kërkuar marrjen e më shumë masave për të kontrolluar se nga i marrin paratë forcat politike, duke marrë parasysh nivelin e ekonomisë informale në vendin tone. Komisioni i Venecias: Një pjesë e konsiderueshme e aktivitetit ekonomik dhe shoqëror në Shqipëri vazhdon të funksionojë përmes transaksioneve me para në dorë dhe mekanizmave të tjerë informalë. Në këtë kontekst, projektligji nuk adreson në mënyrë të mjaftueshme financimin e fshehtë politik dhe as nuk krijon mekanizma efektivë parandalues dhe monitorues të përshtatur për realitetin shqiptar. Ekspertët e Venecias...
Burimi:
vizionplus.tv