“Vendimi arbitrar”/ SPAK bllokon transaksionin e investitorit të huaj në Zvërnec, Rama: Prokuroria të hetojë origjinën e pronës, por s’ka shans që investimi të ndalojë sa të jem unë këtu
Kryeministri Edi Rama ka inkurajuar SPAK për hetimin e nisur mbi origjinën e pronës në Zvërnec në të cilën do të bëhet investimi. Gjatë konferencës së sotme para gazetarëve, Rama u shpreh se bllokimi i transaksionit të investitorëve të huaj drejt pronarëve të kësaj prone, është akt arbitrar. Ai shtoi më tej që teksa hetimet vijojnë për origjinën e pronës, investimi nuk do të ndalet. Edi Rama: Kjo e SPAK-ut (i referohet hetimit të SPAK) ka dy pjesë: pozitive, që i takon SPAK-ut, dhe atë të shëmtuar, që u takon zëdhënësve të vetëofruar të SPAK-ut. Pjesa pozitive është ajo e hetimit mbi origjinën e një pasurie. Është shumë pozitive që SPAK-u ta hetojë origjinën e kësaj prone. Është e mirëseardhur dhe unë e nxis këtë...
Burimi:
top-channel.tv