“Vendim politik që hiqet vetëm në raste gjeopolitike”, Krasniqi i ‘shuan shpresat’ Berishës për “non grata”

“Vendim politik që hiqet vetëm në raste gjeopolitike”, Krasniqi i ‘shuan shpresat’ Berishës për “non grata”

Politologu Afrim Krasniqi tregoi rastet botërore kur Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë hequr “non gratën”. “Vendimi për non gratën është vendim politik dhe është e drejta e SHBA-së, në bazë të dekretit të Presidentit të asaj periudhe, për ta aplikuar dhe e ka aplikuar vazhdimisht. Argumentet janë gati-gati politike dhe personalisht e kam parë të lidhur me vendimin për dorëzimin e mandateve dhe bojkotimin e zgjedhjeve lokale në vitin 2019”, tha fillimisht Krasniqi në studion e “Off the Record” nga Andrea Danglli, në A2CNN. “Pastaj, këto historitë e Tiranës që dikush ka gjetur para dhe gjen dikë për të paguar para… Ngaqë politikanët tanë janë të korruptuar, mendojmë që edhe amerikanët janë të korruptuar. Nëse bëjmë një listë globale të individëve që i është...