Veliaj në seancë ndaj Dados, Robert Ndrenika puth në ballë kryebashkiakun: Ç’të mbeti, vij e bëj unë
Në Gjykata Administrative e Tiranës pritet të zhvillohet seanca e radhës për shqyrtimin e padisë së kryebashkiakut të Tirana, Erion Veliaj, ndaj prokurorit Ols Dado. Në padi, Veliaj kërkon shpalljen të pavlefshme të emërimit të Dados si prokuror në vitin 2008, duke pretenduar se ai nuk ka përfunduar Shkolla e Magjistraturës dhe për rrjedhojë nuk ka përmbushur kushtet ligjore për t’u emëruar në këtë detyrë. Aktori Robert Ndrenika është paraqitur Gjykatën Administrative për të ndjekur seancën e kryebashkiakut të Tiranës. Në një takim të ngrohtë me Veliajn, Ndrenika i është drejtuar: “Ç’të mbeti, vij e bëj unë”. /vizionplus.tv
Burimi:
vizionplus.tv