Veliaj në qeli! Komisioni i Territoriales kërkon praninë e kryebashkiakut në dëgjesë: Bashkia të marrë masa

Veliaj në qeli! Komisioni i Territoriales kërkon praninë e kryebashkiakut në dëgjesë: Bashkia të marrë masa

luciano boci, erion veliaj dhe arbjan mazniku TIRANË-Komisioni i Reformës Territoriale ka thirrur zyrtarisht kryebashkiakun e Tiranës, Erion Veliajn, për dëgjesën e qarkut që do të bëhet më datë 30. Bashkëkryetari i komisionit, Arbjan Mazniku, tha se pasi dërgohet ftesa zyrtare, masat duhet t’i marrë Bashkia për të siguruar praninë e kryetarit. “Ne kemi caktuar një standard. Nuk kemi dëgjuar nënkryetarët, edhe kur kanë qenë të deleguar me porosi. Ftesën ia çojmë institucionit dhe institucioni duhet të marrë masat përkatëse që të përfaqësohet nga personi që ka tagrin për të qenë kryetar i zgjedhur i bashkisë. Kemi çuar kërkesën në mënyrë specifike. Dëgjesa e qarkut Tiranë do të bëhet më datë 30. Jemi duke diskutuar akoma bashkë me bashkëkryetarin për vendin dhe orën, por ora do të jetë besoj...