“Vasal i Ramës. Armik i Kushtetutës!”, Berisha përplaset me Peleshin. Kreu i Kuvendit i ndërpret fjalën

“Vasal i Ramës. Armik i Kushtetutës!”, Berisha përplaset me Peleshin. Kreu i Kuvendit i ndërpret fjalën

Seanca e sotme plenare është shoqëruar me debate mes kreut të Partisë Demokratike, Sali Berisha, dhe kryetarit të Kuvendit, Niko Peleshi, pasi ky i fundit ndryshoi rendin e ditës. Gjatë fjalës së tij, Berisha akuzoi mazhorancën për bllokimin e amendamenteve të propozuara nga opozita, duke e cilësuar Peleshin si “armik të Kushtetutës” dhe “vasal të Edi Ramës”. “Do ngelesh në historinë e këtij vendi si vasali më i shpifur i Edi Ramës, si armik i egër i Kushtetutës dhe të drejtave kushtetuese të deputetëve, si armik i egër i procesit të integrimit të Shqipërisë. Ka një muaj që janë dorëzuar amendamentet për amendimin e ligjeve, të cilat BE, Komisioni Europian, PE, kërkon të anulohen dhe të amendohen, të cilat protesta më e fuqishme pas viteve...