Vapa e korrikut në protestë/ Organizatorët duhet të gjejnë zgjidhjen se si do të vijojë në verë

Vapa e korrikut në protestë/ Organizatorët duhet të gjejnë zgjidhjen se si do të vijojë në verë

Analisti Andi Tela  ka folur për protestën e cila është tashmë në ditën e dyzetë. Tela tha se ka patur dy momente kulmore të protestës ku në shesh u mblodhën dhjetëra mijëra vetë, por organizatorët duhet të gjejnë zgjidhje se si do të vijojë në ditët e korrikut dhe gushtit, kur ka më pak vëmendje dhe temperatura të larta. “Askush nuk e priste që protesta të shkonte 40 ditë. Thoshin do të fillojë vera, pushimet, Kampionati Botëror dhe do të pakësohen. Por kampionati po mbaron dhe proetsta po vazhdon. Ajo që po ndodh është dukuri e pritshme. Një pjesë e njerëzve mund të lodhen apo të kenë angazhime të tjera. Protesta ka patur dy ditë kulmore, me dhjetëra mijëra. Pyetja është si vijon më tej....