Vangjeli: Të mëdhenjtë do i ndajnë gjërat me marrëveshje të pashkruar. Njëri Shqipërinë, tjetri partinë
Analisti Lorenc Vangjeli ka deklaruar në emisionin “Trialog” të gazetares Alba Alishanit në RTSH1 se nëse Kuvendi i ri do të bëhet me 100 deputetë atëherë kjo tregon sipas tij, që dy forcat e mëdha e kanë ndarë mendjen për t’i ndarë gjërat me marrëveshje. Duke iu referuar sinjaleve për ndryshimin e Kushtetutës, Vangjeli tha se kjo nënkupton që njëri të qeverisë Shqipërinë dhe tjetri partinë. “Nëse parlamenti do të bëhet me 101 deputetë, që besohet se do të kushtëzohet nga Partia Socialiste, sipas vullnetit që ka shprehur Edi Rama. Të mëdhenjtë e kanë ndarë mendjen që t’i ndajnë gjërat me një marrëveshje të pashkruar, të pafirmosur dhe pa qenë ballë për ballë, ku interesi i të dyja palëve është që njëri të qeverisë Shqipërinë...
Burimi:
javanews.al