Vangjeli: Samiti i NATO-s e vë Shqipërinë në prozhektorët e ndërkombëtarëve
Analisti Lorence Vangjeli, i ftuar në studion e emisionit “Trialog” në RTSH, e cilësoi organizimin e Samitit të NATO-s si një arritje të rëndësishme për Shqipërinë, duke theksuar se vendi fiton më shumë në aspektin e imazhit dhe të pozicionimit ndërkombëtar. Sipas Vangjelit, nuk duhet parë si një sukses personal i kryeministrit Edi Rama, pavarësisht mesazheve politike që, sipas tij, u përcollën gjatë zhvillimeve të samitit. Ai nënvizoi se protagonisti kryesor ishte presidenti amerikan Donald Trump, deklaratat e të cilit u interpretuan si një sinjal pozitiv për klimën e samitit dhe për unitetin e aleancës. “Në fakt, tundimi është shumë i madh dhe kërkon shumë qetësi për t’iu shmangur atij, për të mos e konsideruar këtë si një fitore personale. Rama e ulëriti një gjë...
Burimi:
javanews.al