Valdrin Pjetri merr drejtimin e Agjencisë së Trajtimit të Pronave/ Gogu kërkon përshpejtim të dosjeve dhe transparencë të plotë për qytetarët

Valdrin Pjetri merr drejtimin e Agjencisë së Trajtimit të Pronave/ Gogu kërkon përshpejtim të dosjeve dhe transparencë të plotë për qytetarët

Trajtimi më i shpejtë i dosjeve të pronave dhe më shumë transparencë me qytetarët ishin mesazhet kryesore që dha ministri i Drejtësisë, Toni Gogu, gjatë prezantimit të Valdrin Pjetrit si drejtor i ri i Agjencisë së Trajtimit të Pronave. Në takimin me stafin e institucionit, Gogu vlerësoi rolin e Agjencisë si një nga institucionet më të rëndësishme në administratën publike dhe u kërkoi punonjësve të rrisin ritmin e trajtimit të dosjeve dhe të vendosin objektiva të matshëm për shqyrtimin e tyre, duke theksuar se pas çdo kërkese qëndron një familje që pret një përgjigje nga shteti. “Puna që bëni nuk është thjesht trajtim dosjesh. Është një proces që rikthen besimin te ligji dhe institucionet, duke u dhënë qytetarëve shpresën se shteti funksionon”, u shpreh ministri....