“Vajza më pyet, kam ditëlindjen dhe sot do jesh te Partia?”/ Rrëfimi prekës i Kuçanës: Ka kaluar shumë net pa mua
E ftuar në nje studio televizive Ilirjana Kuçana, ndau një moment personal teksa fliste për angazhimin e saj politik dhe sakrificat që rruga në PD ka sjellë në jetën familjare. Gjatë bisedës, Kuçana tregoi se dita e intervistës përkonte me ditëlindjen e vajzës së saj, Dea. Ajo rrëfeu se mëngjesin e asaj dite ishte përballur me një pyetje që e kishte prekur shumë. “Vajza ime sot ka ditëlindjen. Në mëngjes kur u zgjova më tha: ‘Edhe sot do të jesh te Partia?’ Nuk është një moment komod për asnjë nënë. Para gjithçkaje je nënë dhe në ditën e lindjes së fëmijës të mos jesh pranë saj, nuk është e lehtë.”-tha ajo e prekur. Kuçana tha se angazhimi politik shpesh e ka detyruar të kalojë shumë...
Burimi:
sot.com.al