“Urgjent dëgjoni kërkesat e protestuesve”‘, Berisha në Kuvend: Kërkoj mocion me debat me Ramën
Nga foltorja e Kuvendit, Sali Berisha ka bërë thirrje urgjente për një mocion me debat me kryeministrin Edi Rama, lidhur me kërkesat e protestuesve. Ai tha se duhet të dëgjohen të gjitha kërkesat e qytetarëve që kanë 11 ditë që protestojnë, dhe se kjo duhet të kalojë me prioritet. “Kërkoj mocion me debat me kreun tuaj, kërkoj që parlamenti të ketë në agjendë kërkesat që janë legjitime pasi të gjitha ligjet që keni ndryshuar janë antikushtetuese. Dëgjimi i zërit të tyre është domosdoshmëri absolute, përndryshe do jetë vonë dhe do jetë një gabim i madh historik që bëhet”, tha Berisha. Top Channel
Burimi:
top-channel.tv