U vu nën hetim nga SPAK, Rama për Myzyrin: Njeriut që transformoi KPP iu hodh baltë dhe deshën ta shkatërronin, në fund doli pa faj
Kryeministri Edi Rama dhe Negociatorja për Kapitullin 5 “Prokurimi Publik”, njëkohësisht Drejtore e Përgjithshme e Agjencisë së Prokurimit Publik, Reida Kashta dolën sot në një konferencë për mediat për të folur se ku qëndron sot Shqipëria në fushën e prokurimeve publike, si rezultat i një reforme modernizuese antikorrupsion. Në fjalën e tij Rama nënvizoi edhe arritjet e bëra në prokurimet publike dhe përmendi ish-drejtuesin e KPP, Jonaid Myzyri, i cili është vënë nën hetim nga SPAK, por së fundmi Prokuroria e Posaçme ka kërkuar mbylljen e hetimeve. Pavarësisht se Rama nuk e përmendi me emër, ai nënvizoi baltën dhe akuzat që u hodhën ndaj ish-kreut të KPP dhe që në fund doli i pafajshëm. “Për ata që nuk e kapën, apo që nuk duan ta...
Burimi:
top-channel.tv