U shoqërua gjatë raportimit, gazetarja Vjolanda Peca lirohet pas mbi dy orësh, reagon AGSH: Shkelje e lirisë së medias

U shoqërua gjatë raportimit, gazetarja Vjolanda Peca lirohet pas mbi dy orësh, reagon AGSH: Shkelje e lirisë së medias

Gazetarja Vjolanda Peca është liruar nga ambientet e Komisariatit nr. 1, pasi u shoqërua dhe u mbajt për më shumë se dy orë, ndërsa raportonte protestën e zhvilluar para Kuvendit. Ngjarja ka nxitur reagime të forta, duke u cilësuar si një shkelje e rëndë e lirisë së medias dhe e së drejtës së gazetarëve për të ushtruar profesionin. Peca u shoqërua nga efektivët e Policisë së Shtetit gjatë mbulimit të protestës, ndërsa ishte në krye të detyrës. Shoqërimi i saj kundër vullnetit dhe mbajtja në komisariat u konsideruan të papranueshme, me argumentin se gazetarët kanë të drejtën kushtetuese të raportojnë ngjarjet me interes publik pa u penguar, intimiduar apo vënë nën presion. Për ngjarjen reagoi edhe Asociacioni i Gazetarëve të Shqipërisë, i cili shprehu shqetësim...