“U shit në burg”, Berisha akuza të forta për Salianjin: Ha dreka e darka me kriminelë
Kryetari i PD-së Sali Berisha zhvilloi sot në 2 maj një bashkëbisedim me qytetarët në rrjetet sociale. Fjalën e tij, Berisha e nisi me faktin se ishte në forumin e IDU-së në Kroaci. Ai foli dhe për rezolutën për Shqipërinë, që u firmos në Forum. “Ne informuam për regjimin e krijuar në Shqipëri. Edhe ndërkobëtarët janë duke u ndërgjegjësuar se në vendin tonë është një regjim i rrezikshëm, që është problem jo vetëm për qytetarët shqiptarë, por edhe për rajonin dhe Europën. Mund t’ju them se punimet e IDU-së u çelën me rezolutën për Shqipërinë. Ishte Shqipëria, sepse është vendi i farsës elektorale, është vendi i karteleve të drogës, shteti ku mbrohet korrupsioni qeveritar nga kryeministri. Ishte Shqipëria, sepse është vendi me të burgosur politik...
Burimi:
javanews.al