U rrethua nga protestues pas daljes nga Kuvendi, deputeti Bido: Ishte grup agresiv
Pas incidentit të ndodhur ditën e djeshme, ku pas daljes nga Kuvendi u rrethua nga një grup protestuesish, ka reaguar vetë deputeti socialist Ardit Bido. Bido u shpreh se grupi që e rrethoi ishte agresiv dhe e fyente vazhdimisht. Sipas deputetit socialist, bëhej fjalë për një grup ndryshe nga protestuesit e tjerë, të cilët madje mbledhin mbeturinat pas përfundimit të protestës në bulevard. “Teksa dilja nga Parlamenti dje, ndalova te disa protestues duke komunikuar normalisht. Më vonë erdhi një grup i madh agresiv, me fyerje dhe dhunë. Në kaq vite punë nuk më gjeni asnjë moment që kam fyer, kam etiketuar pa fakte, sepse nuk mendoj që kjo shoqëri ka nevojë për këtë lloj dhune dhe agresiviteti. Ajo që pashë dje ishte që një grup...
Burimi:
opinion.al