U rikonfirmua si kryetar i PD-së/ Berisha takim me Sekretaren e Përgjithshme të PPE-së: Shqiptarët e meritojnë integrimin në BE, por…
Pasi u rikonfirmua si kryetar i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka pritur ditën e sotme në një takim Sekretaren e Përgjithshme të PPE-së, Dolores Montserrat. Gjatë takimit, kreu i PD-së u shpreh se ëndrra e përhershme e shqiptarëve ka qenë integrimi europian, dhe shtoi se shqiptarët e meritojnë plotësisht integrimin në BE, por sipas tij korrupsioni sistemik, kapja e institucioneve dhe narkoregjimi kanë mbetur pengesa serioze për përmbushjen e standardeve europiane. “Pata kënaqësinë dhe nderin të pres në takim Sekretaren e Përgjithshme të Partisë Popullore Europiane (PPE) dhe eurodeputeten, Dolors Montserrat. Në këtë takim u shoqërova nga bashkëpunëtorët e mi: Fatmir Mediu, Kryetar i Partisë Republikane, Albana Vokshi, Kryetare e Lidhjes Demokratike të Gruas, si dhe Enri Çeno, Sekretar i Departamentit për Marrëdhëniet Ndërkombëtare. Zonja...
Burimi:
top-channel.tv