U largua nga PS, Marjana Koçeku zëvendësohet nga Erion Malaj në Komitetin për Stabilizim-Asociimin
Deputetja Marjana Koçeku, e cila u largua nga Grupi parlamentar socialist, nuk do të jetë më pjesë e Komitetit parlamentar për Stabilizim Asoçimin. Kjo u bë me dije nga Kreu i Kuvendit, Niko Peleshi, i cili tha se me kërkesë të Kreut të Grupit Parlamentar Socialist, Taulant Balla, Koçeku do të zëvendësohet nga Erion Malaj. “Në delegacionin e asamblesë parlamentare për bashkëpunimin ekonomik të Detit të Zi, zoti Erion Malaj largohet si anëtar dhe deputeti Vullnet Sinaj caktohet anëtar. Në Komitetin Parlamentar për Stabilizim Asociimin, deputetja Mariana Koçeku largohet dhe deputeti Erion Malaj caktohet anëtar”, tha Malaj. Koçeku njoftoi largimin nga Grupi Parlamentar socialist 2 javë më parë dhe konfirmoi kalimin e saj si përfaqësuese e pavarur në Kuvendin e Shqipërisë. Ditën e djeshme (29...
Burimi:
javanews.al