U largua nga grupi i PS, Marjana Koçeku zëvendësohet me Erion Malajn në Komitetin e Stabilizim Asociimit
marjana koceku TIRANË- Kuvendi ka nisur këtë të martë seancën plenare, ku ndër të tjera është bërë me dije edhe një ndryshim në përbërjen e Komitetit Parlamentar të Stabilizim-Asociimit. Kryetari i Kuvendit, Niko Peleshi, njoftoi në nisje seancës se deputetja Marjana Koçeku është larguar nga detyra si anëtare e këtij komiteti, ndërsa në vend të saj është caktuar deputeti Erion Malaj. “Në Komitetin Parlamentar për Stabilizim-Asociimin, deputetja Marjana Koçeku largohet si anëtare dhe caktohet deputeti Erion Malaj”, u shpreh Peleshi. Më 14 qershor Koçeku njoftoi papritur largimin nga grupi parlamentar i Partisë Socialiste, duke deklaruar se do të jetë deputete e pavarur. Ajo arsyetoi se idealet dhe vlerat e saj, janë ato që i ka pasur para se të bashkohej me një parti politike dhe që i diktojnë edhe kufijtë,...
Burimi:
zeri.ai