“U hodh në rrugë nga partia e tij”, analiza e akademikut Fuga për Erion Veliajn

“U hodh në rrugë nga partia e tij”, analiza e akademikut Fuga për Erion Veliajn

Akademiku Artan Fuga ka komentuar situatën politike të Erion Veliajt në emisionin “Dita Jonë” në A2CNN, duke e cilësuar kryebashkiakun e Tiranës si një figurë të braktisur nga partia dhe njerëzit e afërt. Nga ana tjetër Fuga vëren brenda kësaj fatkeqësie një trajtim të privilegjuar nga polici në seancën gjyqësore. Akademiku thotë se situata që zbulon një çast dramatik nga jeta e Veliajt të kujton sakrificat e ish-funksionarëve të komunizmit për partinë. “Nga njëra anë kemi një personazh të hedhur tej nga partia e tij, edhe nga shokët dhe miqtë e tij, dhe nga ana tjetër, brenda kësaj fatkeqësie ka një trajtim të privilegjuar në seancën gjyqësore nga polici. Duket sikur, shiko ne të kemi futur aty, por ti je përsëri shoku jonë, je miku...