“U gjet ‘shitësi’ i atdheut”, Rama për protestat: Gazetat greke që janë mbushur të gjitha me kauzën e Zvërnecit, si mund të jenë ato aleatët tuaj?

“U gjet ‘shitësi’ i atdheut”, Rama për protestat: Gazetat greke që janë mbushur të gjitha me kauzën e Zvërnecit, si mund të jenë ato aleatët tuaj?

Kryeministri Edi Rama mbajti sot një fjalë të gjatë në lidhje me gjithë zhvillimet për projektin e Zvërnecit dhe protestat kundër tij. Mes të tjerash Rama nënvizon propagandën e mediave greke, sipas tij. “Partnerë të jashtëzakonshëm janë bërë bashkë për të investuar 4 miliardë euro. Jo si ndërtues, që ndërtojnë, shesin dhe ikin, si ata që kanë ndërtuar edhe pallate në Tiranë dhe pastaj ia kanë lënë banorëve që s’marrin dot hipotekën, po si pronarë të terrenit, të cilin e kanë blerë me para të mbikëqyrura në mënyrë strikte nga Agjencia jonë Kundër Pastrimit të Parave dhe nga partnerët ndërkombëtarë që bashkëpunojnë me atë agjenci. Një për një, euro për euro, me bankë dhe jo nga Izraeli, që mund të ishte fare mirë dhe nga...